Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O'Connell, duke folur për situatën e fundit të krijuar në mes të Kosovës dhe Serbisë, e ka pranuar se tensionet janë rritur kohëve të fundit, njofton Klan Kosova.
Megjithatë, në një intervistë për Radio Kosovën, O’Connell nuk beson se këto tensione e çojnë situatën në një konflikt të mundshëm.
“Nuk e besoj që jemi në prag të konfliktit, por është e vërtetë që janë rritur tensionet”, ka thënë O’Connell për Radio Kosova.
“Më vjen shumë mirë që presidentët dhe kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë janë takuar në Bruksel para dy ditësh, dhe mendoj se parimi i dialogut dhe parimi i zgjidhjes së problemeve sipas dialogut është diçka që duhet të ruhet dhe duhet të urohet”.
“Mua më vjen mirë që janë pajtuar, me sa e di unë, që t`i zbusin tensionet dhe kjo është shumë më rëndësi”.
“Pra, këto dy çështje, muri dhe treni, kanë ngritur tensione në Kosovë, por le të mendojmë më gjatë, përse ka një situatë të tillë në Kosovë që lejon që këto çështje të vogla, siç janë ndërtimi i një muri por pa leje dhe me qëllime të dyshimta, dhe hyrja e një treni, mund të shkaktojnë tensione të tilla”.
klankosova.tv