Lajmet e fundit

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë se deri më 22 dhjetor nuk kanë qenë në dijeni se do të ketë një iniciativë për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
“Nuk kemi dëgjuar asgjë, kemi qenë në dijeni për iniciativën e veteranëve dhe kemi ditur se ka njerëz që janë kundër, çka ka qenë e papranueshme”.
“Nuk kemi menduar se deputetët do të provojnë të ndryshojnë ligjin apo shfuqizojnë Specialen dhe kjo ka qenë befasia më e madhe”, ka thënë O’Connel, njofton Klan Kosova.
Ambasadori britanik, ka thënë se me të dëgjuar për këtë iniciativë atë natë ka shkuar në kuvend dhe ka takuar deputetë të pozitës dhe opozitës.
“Kam folur me disa deputetë dhe disa kanë qenë të habitur dhe nuk e kanë ditur për çka po bëhet fjalë. Kam folur me të gjithë. Disa kanë qenë në dijeni. Disa që kuptojnë marrëdhëniet ndërkombëtare, i kanë kuptuar pasojat që mund të shkaktohen. Ju kam thënë atë që kemi thënë në publik që jemi shumë të habitur dhe është e papranueshme”.
“Ka qenë zotim që ka dhënë Kosova dhe nëse shfuqizohet do të minojë imazhin e Kosovës”, është shprehur O’Connell.
Ai ka thënë se Kosova është pjesë e Evropës dhe siç ka thënë, kosovarët janë evropian dhe duhet ta ruajnë miqësinë me vendet evropiane.
“Bota është shumë skeptike për Kosovën”, ka thënë ai, duke e lidhur këtë me iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
“Kosova dhjetë vjet pas pavarësisë ka probleme, sidomos me sundimin e ligjit”.
“Është rritur pak skepticizmi”, ka thënë ai, duke folur këtu për qëndrimin e vendit të tij karshi Kosovës.
“Deri tash Kosova ka pasur gatishmëri për të bashkëpunuar me drejtësinë ndërkombëtare”, ka thënë ai më tej.