Lajmet e fundit

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur nё takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.
Gjatë këtij takimi, Tahiri e ka falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm që ka pasur në të kaluarën me Ministrinë e Drejtësisë dhe ka vlerësuar lartë marrëdhëniet ndërshtetërore në rrafshin bilateral, duke theksuar bashkëpunimin që institucionet e Kosovës vazhdojnë ta kenë me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar, sidomos në fushën e rendit dhe sundimit të ligjit.
Tahiri shprehu përkushtimin për të punuar me intensitet tё shtuar në të ardhmen në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, si dhe në forcimin e integritetit të sistemit të drejtësisë në përgjithësi.
Në anën tjetër, diplomati britanik ka ripërsëritur qëndrimin që Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të përkrahë dhe të ofrojë bashkëpunim dhe mbështetje në fusha të ndryshme në sistemin e drejtësisë, transmeton Klan Kosova.