Lajmet e fundit

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairy O'Connell, ka reaguar lidhur me rastet korruptive të zyrtarëve të lartë.
Diplomati britanik me këtë rast ka thënë se aktakuzat ndaj zyrtarëve ministror në Qeveri nuk janë situatë e këndshme, por shkarkimi i tyre është një hap i mirë i bërë nga Qeveria e Kosovës.
Ai shtoi se Kosova ka bërë disa hapa të vegjël por pozitivë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Miqt e Kosovës, njejtë sikur qytetarët e juaj kanë nevojë që kjo të bëhet më serioze dhe që godet edhe kryesit e krimeve të mëdha. Arrestimet janë pjesa më e lehtë. Dënimet janë më të rëndësishme” ka shkruar O’Connell.