Lajmet e fundit

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell e ka cilësuar si të turpshëm nivelin e korrupsionit në Kosovë si dhe e ka vlerësuar atë si ngadalësim të zhvillimit ekonomik në vend.
Diplomati britanik poashtu ka deklaruar se është shokuese që një numër i madh i qytetarëve pranojnë praktika korruptive, njofton Klan Kosova.
Këto deklarata O’Connell i bëri gjatë shpalosjes së hulumtimit të opinionit publik në lidhje me korrupsionin nga lëvizja FOL.
Ambasadori britanik ka thënë se fatkeqësisht Kosova nuk ka dëshmuar sa duhet luftën kundër korrupsionit dhe se sipas tij rezultatet e këtij hulumtimi janë të papranueshme.