Lajmet e fundit

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka shprehur mbështetjen e tij për institucionet e Kosovës.
Ai këtë e ka bërë përmes një postimi në profilin e tij zyrtarë në Facebook, ndërsa ka thënë që këtë javë ai ka parë dy anë të Kosovës. Në njërën anë mbështetjen për Rektorin Zejnullahu dhe në anën tjetër bllokimin e punës në Kuvendin e Kosovës, transmeton Klan Kosova.
Ky është postimi i plotë i O’Connell, në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe:
"Këtë javë i pashë dy anë të Kosovës. Demonstrata në përkrahje të Rektorit tregon se ka shumë njerëz të cilët dëshirojnë që institucionet e Kosovës të punojnë për të mirën e njerëzve dhe jo për interesat e veta. Marshi i organizuar nga shoqëria civile tregon se ka shumë njerëz që brengosen për të ardhmen e Kosovës, dhe për kulturën politike e cila po krijohet.
Por, dhuna në vazhdim nga opozita për të bllokuar punën e parlamentit nuk e ndihmon Kosovën që ta ndërtojë një të ardhme më të mirë. Ajo e dëmton imazhin e Kosovës, e kërcënon zhvillimin demokratik të Kosovës dhe largon investitorët.
Andaj, unë e mbështes iniciativën e Presidentes që ofron një zgjidhje për të dalë nga situata e krijuar, dhe shpresoj që opozita me sinqeritet do të angazhohet për këtë. Mbështesim Institucionet e Kosovës.
Video sam dve strane Kosova ove nedelje. Demonstracije za podršku Rektoru pokazuju da postoji mnogo ljudi koji hoće da javne institucije rade za dobro javnosti a ne privatnih interesa. Marš civilnog društva pokazuje da postoji puno ljudi koji brinu za budućnost Kosova, kao i za političku kulturu koja se kreira.
Međutim, nasilje koje je u toku od strane opozicije da blokira rad parlamenta ne pomaže Kosovu da izgradi bolju budućnost. To šteti imidžu Kosova, preti demokratskom razvoju Kosova i odvlači investitore
Ja podržavam inicijativu Predsednice koja nudi izlaz iz ove situacije, i nadam se da će se opozicija uključiti iskreno u to. Podržavamo Kosovske institucije.
I saw two sides of Kosovo this week. The demonstration in support of the Rector shows that there are many people who want public institutions to work for the public good and not private interests. The march by civil society suggests that there are many people who worry about Kosovo's future, and the political culture that is being created.
But the ongoing violence by the opposition to block the work of parliament does not help Kosovo build a better future. It damages Kosovo's image, threatens Kosovo's democratic development and deters investors.
So I support the President's initiative which offers a way out of this situation, and I hope that the opposition will engage honestly with it. We support Kosovo's institutions".