Lajmet e fundit

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuara në Republikën e Kosovës, Ruairi O’Connell përmes profilit të tij në Facebook ka bërë të ditur se vendi që ai përfaqëson ndan zhgënjimin me Kosovën lidhur me mospranimin e saj në UNESCO.
"Ne lobuam fuqishëm sepse kjo ishte gjëja e duhur për të bërë. Dhe ne besuam se do të sjellë dobi për të gjithë – për Kosovën dhe rajonin. Fushata profesionale, dinjitoze dhe e guximshme duhet ta bëjë vendin krenar”.
O’Connell është shprehur se 92 shtete u pajtuan se Kosova do të duhej të ishte pjesë e UNESCOS, transmeton Klan Kosova.
“Kosova do të kishte qenë - dhe do të jetë, në të ardhmen - anëtare e vlefshme e UNESCO-së. Një mesazh i mirë do ta çojë Kosovën atje” përfundon O’Connell.