Lajmet e fundit

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairy O'Connel, ka vizituar Agjencinë kundër Korrupsion.
Në këtë takim O'Connell, edhe njëherë konfirmoi mbështetjen e Britanisë për punën e kësaj Agjencie duke theksuar se e vlerëson punën me përkushtim të këtij institucioni.
"Britania e Madhe do të vazhdoj të mbështes Agjencinë Kundër Korrupsion përmes projekteve të ndryshme në mandatin e saj parandalues".
Ndërkaq Drejtori Shaip Havolli, e njofton diplomatin britanik rreth punës së institucionit që ai drejton, sidomos në procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë, konfliktit të interesit, si dhe për forcimin e mekanizmave aktual të Agjencisë në parandalimin dhe luftimin sa më efikas korrupsionit.
Poashtu i pari i AKK tregoi edhe për ndryshimet legjislative që po bëhen në funksion të luftës kundër korrupsionit, njofton Agjencia kundër Korrupsionit përcjellë Klan Kosova.
Në takim po ashtu u diskutua për progresin e arritur nga Agjencia Kundër Korrupsionit karshi Zotimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës të dhëna gjatë Samitit të Londrës (2019).