Lajmet e fundit

Amabasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell nëpërmjet faqes së tij zyrtare në Facebook, ka falënderuar Grupin e Grave Deputete pasi që në emër të Ambasadës ka pranuar një mirënjohje.
O’Connell ka thënë se heronjtë e vërtetë janë gratë dhe burrat që punojnë palodhur për të promovuar të drejtat e grave, për të hetuar rrënjësisht dhunën seksuale gjatë konfliktit, për të drejtuar guximshëm strehimoret e grave dhe për të luftuar me përkushtim dhunën në baza gjinore, transmeton Klan Kosova.
Ky është postimi i plotë i O’Connell:
“Ishte nder i madh të pranoj sot, në emër të Ambasadës, një çmim nga Grupi Parlamentar i Grave të Kosovës. Sigurisht që ne i mbështesim gratë e Kosovës: asnjë vend nuk mund të zhvillohet pa përparimin e qytetarëve të saj. Por, heronjtë e vërtetë janë gratë dhe burrat që punojnë palodhur për të promovuar të drejtat e grave, për të hetuar rrënjësisht dhunën seksuale gjatë konfliktit, për të drejtuar guximshëm strehimoret e grave dhe për të luftuar me përkushtim dhunën në baza gjinore. Ata janë udhëheqësit e Kosovës që marrin përgjegjësi për të ardhmen e Kosovës”.