Lajmet e fundit

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O'Connell, pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, ka shkruar një status në llogarinë e tij në Facebook, ku ka thirrur për një dialog urgjent dhe shumë seriozë mes palëve në Kosovë.
Ai ka shkruar se dhuna e dëmton Kosovën dhe pamjet e sotme në Kuvend nuk janë pamje që do të donin t’i shinin qytetarët e Kosovës, njofton Klan Kosova.
“Qytetarët e Kosovës tregun të mërkurën se mund të shfaqin pikëpamjet e tyre me dinjitet dhe pa dhunë e kërcënime. Por çfarë u mbete qytetarëve të Kosovës të mendojnë kur e shohin dhunën dhe retoriken që e ka përcjellë demonstratën e tyre?”, ka shkruar O’connell.
“Dhuna do ta dëmtojë Kosovën. Tani është koha për liderët e Kosovës, nga të gjitha anët, të tregojnë se mundet t’i zgjidhin vet problemet e Kosovës. Është koha për një dialog serioz, për një dialog çfare Presidentja e ka ofruar tash e gashtë muaj. Tetë vjet pas pavarësisë, është koha që Kosova të veprojë si një demokraci normale europiane. A nuk është kjo edhe ajo që e duan vet qytetarët e Kosovës?”.