28.10.2015 · përditësuar para 3930 dite1 min lexim
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O'Connell, në Zona B në Klan Kosova, ka thënë se pret që dhuna që është parë kohëve të fundit në Parlament dhe jashtë tij të ndërpritet ditëve në vijim, njofton Klan Kosova.
"Unë shpresoj që dhuna nuk do të vazhdoj më shumë, kemi thënë që është e papranueshme, por gjithashtu jam optimist duke parë çfarë kanë treguar qytetarët që kanë treguar se nuk duhet të përdoret dhunë".
"Unë besoj gjithmonë te kosovarët kur thonë se nuk duan dhunë. Ata në një sondazh janë shprehur mbi 70 % që janë kundër veprimeve të Opozitës, por jo që janë kundër Opozitës".
"Unë kam parë gjithmonë paslufte se ka pasur mundësi të krijohet një mënyrë e bashkëpunimit për proceset e rëndësishme".
"Tash për tash situata është shumë e rëndë dhe shumë e rrezikshme sepse përdorimi i dhunës shkakton dhunë, kur fillon dhuna gjithmonë bëhet më keq, krijohet një kulturë ku dhuna bëhet mjet për zgjidhjen e problemeve".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.