Lajmet e fundit

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell është shprehur se anëtarësimi i Kosovës në BE është shumë larg.
Ai ka thënë se dialogu Kosovë - Serbi është shumë i rëndësishëm për zhvillim të mëtutjeshëm të Kosovës dhe rajonit, por shtoi se marrëveshjet duhet të impelementohen.
Ambasadori britanik në Kosovë nuk kurseu as kritikat ndaj shtetit kosovar për ekzistimin e korrupsionit në shkallë të lartë, migrimin ilegal e krimin e organizuar, njofton Klan Kosova.
O’Connell këto deklarata i tha gjatë ligjëratës së mbajtur në kolegjin “Fama” me temën “Politika e jashtme e Britanisë drejt Kosovës”.
Diplomati britanik kërkoi angazhim të institucioneve që të luftojnë këto dukuri që vënë në pikëpyetje stabilitetin.
Ai gjithashtu në këtë ligjëratë ka folur edhe për përkrahjen e Britanisë ndaj rinisë kosovare përmes bursave që shteti i tij jep.