Lajmet e fundit

Filmi më i ri i serisë së filmave të famshëm e që kësaj radhe vjen me një kast aktoresh kryesore gra, ka shfaqur premierën në Londër.
“Ocean’s 8” është shfaqur në Cineworld Leicester Square mbrëmjen e së mërkurës dhe të gjitha aktoret shkëlqyen me dukjet e tyre.
Rihanna, Sandra Bullock, Helena Bonham Carter, Cate Blanchett kthyen kokat e të gjithëve në tepihun e kuq.
Këngëtarja dhe aktorja Rihanna kishte të veshur një fustan të artë.
Përplot shkëlqim ishin edhe dukjet e Bullock dhe Carter përderisa Blanchett kishte një dukje klasike me pantallona dhe bluze përplot pupla.








