Lajmet e fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se ka dërguar me sukses karburantin shumë të nevojshëm në spitalin verior të Gazës, ku forcat izraelite kanë bllokuar shumicën e dërgesave të ndihmave për javë të tëra.
Grupi thotë se ka dorëzuar ndihmën në koordinim me agjencitë e sigurisë dhe humanitare të OKB-së, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.
Më herët sot, shefi i OKB-së Antonio Guterres kritikoi Izraelin për bllokimin e dërgesave të ndihmave në Gazën veriore gjatë një sesioni të Këshillit të Sigurimit.