Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha të mërkurën se tre pacientë me raste të dyshuara të hantavirusit janë evakuuar nga një anije turistike e prekur dhe janë duke u nisur për në Holandë.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se agjencia shëndetësore e OKB-së po punon me operatorët e anijes turistike MV Hondius me flamur holandez për të monitoruar nga afër shëndetin e pasagjerëve dhe ekuipazhit, shkruan
Associated Press, transmeton Klankosova.tv.
"Në këtë fazë, rreziku i përgjithshëm për shëndetin publik mbetet i ulët", shkroi ai në llogarinë e tij X.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.