Lajmet e fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) arriti të dërgojë furnizime në dy spitale në jug të Gazës që nuk kanë marrë asnjë dërgesë që nga 29 nëntori.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
"Sot OBSH dërgoi furnizime të traumës dhe kujdesit urgjent në Spitalin Evropian të Gazës dhe Kompleksin Mjekësor Nasser në jug të Gazës për të mbuluar nevojat e 4500 pacientëve”, është shprehur ai.