Lajmet e fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur një ekip emergjent për virusin Zika, transmeton Klan Kosova.
Virusi Zika po dyshohet se ka bërë që mijëra foshnja të lindin me tru të vogël në Brazil.
Për këtë arsye drejtorja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Margaret Chan ka thënë se Zika është shndërruar nga një kërcënim të butë në një kërcënim të përmasave alarmuese.
Ekipi emergjent i OBSH-së do të mblidhet të hënën për të vendosur nëse Zika duhet të trajtohet si emergjencë globale.
Zika, për herë të parë, është zbuluar në Ugandë në vitin 1947, por asnjëherë nuk ka shkaktuar një shpërthim të kësaj mase.