Lajmet e fundit
Fernando Abreu ka lavdëruar ish bashkëlojtarin e tij, që tani ruan portën e Los Rojiblancos.

Gardiani i Atletico Madrid, Jan Oblak ka vozitur biçikletën për 16 kilometra deri në qendrën stërvitore sa luante tek Olimpija Ljubljana, ka treguar ish bashkëlojtari i tij Fernando Abreu.
Gardiani ishte njeriu kyç në kualifikimin e Los Rojiblancos në finale të Ligë së Kampionëve.
Dhe Abreu, që ka luajtur krah Oblak tek Olimpija, ka thënë se gjithmonë ka pasur shenja kampioni në ato që ka bërë slloveni.
“BMW ishte partner i Olimpija Ljubljana, ndaj ne kishin rreth 15 vetura të tilla. Por Oblak, që ishte shumë i ri dhe nuk mund të voziste, çiklonte çdo ditë deri në qendërn stërvitore”.
“Ai ishte gjithmonë i fokusuar, i qetë dhe s’e pranonte presionin. Ai madje la në bankë portierë me shumë përvojë”.