Lajmet e fundit

Presidenti amerikan Barak Obama e ka vlerësuar Etiopinë si një "partner të shquar" në luftën kundër militantëve islamikë.
"Trupat e saj kishin luajtur një rol kyç në dobësimin e al-Kaidës në Somali" , deklaroi Obama.
Ai ka folur pas bisedimeve me kryeministrin e Etiopisë Hailemariam Desalegn, gjatë vizitës së parë nga një president i SHBA-ve në shtetin e Afrikës lindore, transmeton Klan Kosova.
Ai gjithashtu i bëri thirrje kryeministrit Hailemariam për të përmirësuar rekordin e Etiopisë për të drejtat e njeriut dhe për një qeverisje më të mirë.
"Unë nuk kafshoj gjuhën time shumë kur është fjala për këto çështje," tha ai në një konferencë të përbashkët për shtyp në kryeqytetin Adis Abeba.