Lajmet e fundit

Presidenti amerikan, Barack Obama, këtë muaj do ta vizitojë Hiroshimën – vizitë kjo që e bënë atë presidentin e parë amerikan që e viziton këtë qytet japonez, që prej sulmeve nukleare në vitin 1945.
Kjo vizitë do të jetë pjesë e udhëtimit të tij në Azi, transmeton Klan Kosova.
Hiroshima u bombardua më 6 gusht të vitit 1945 dhe la të vdekur 140 mijë persona. Bashkë me bombën e dytë në Nagasaki përfundoi edhe Lufta e Dytë Botërore.
Jimmy Carter e kishte vizituar Hiroshiman, mirëpo në fund të mandatit të tij.