Lajmet e fundit

Presidenti amerikan Barack Obama ka thënë se sulmet e sotme në Bruksel janë edhe një përkujtues se “bota duhet të bashkohet”,pavarësisht nacionaliteteve, racave dhe besimeve, në “luftën kundër goditjes së terrorizmit”.
"Ne do të bëjmë çdo gjë që është e nevojshme për të mbështetur miqtë tanë në Belgjikë", tha numri një i Amerikës.
Obama në përmbyllje të vizitës në Kubë poashtu ka deklaruar se do të bëjë çdo gjë që është e nevojshme për të ndihmuar autoritetet belge.
Sulmet terrosite në Bruksel lanë të vdekur së paku 34 persona, transmeton Klan Kosova.