Lajmet e fundit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka hyrë në histori pas vizitës në Kubë dhe takimit me diktatorin kuban Raul Castro në Havanë.
Të dy udhëheqësit shtrënguan duart para se të merrnin pjesë në ceremoninë zyrtare të organizuar për të mirëpritur Obamën.
Palët zhvilluan dy orë bisedime në lidhje me marrëdhëniet diplomatike.
Liderët do të flasin për shtyp këtë pasdite, përpara se Obama të marrë pjesë në një diskutim me sipërmarrësit kubanë dhe amerikanë, duke përfshirë kuzhinierin e famshëm, Jose Andres.
Castro dhe Obama do të ritakohen në një darkë shtetërore sonte, së bashku më Zonjën e parë Michelle Obama, për të marrë pjesë në ceremoninë që do të mbahet në Pallatin e Revolucionit.
Këtë mëngjes Obama zhvilloi homazhe në nder të heroit kuban Jose Marti, një figurë e rëndësishme e revoltës së vendit kundër Spanjës së shekullit të 19-të dhe vendosi një kurorë me lule në memorialin e Marti-t.
"Ndryshimi do të ndodhë këtu", tha Obama mbrëmë pasi ai nisi një kapitull të ri në marrëdhëniet mes Amerikës dhe Kubës me vizitën e tij në kombin ishullor.