Lajmet e fundit

Presidenti amerikan Barak Obama mbrëmë shtroi iftar në Shtëpinë e Bardhë me rastin e muajit të Ramazanit, transmeton Klan Kosova.
"Pavarësisht nga besimi që kemi, ne jemi të gjithë një familje", tha Obama gjatë mbrëmjes e cila u mbajt në sallën lindore të Shtëpisë së Bardhë, ku morën pjesë rreth 40 anëtarë të grupit diplomatik dhe disa anëtarë të Kongresit.
Obama foli për tre myslimanët të cilët u vranë në Chapel Hill të Karolinës veriore, dhe për vrasjen e nëntë personave në kishën në Charleston në Karolinën jugore.
"Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar kundër këtyre akteve të urryera", tha ndër të tjera ai./klankosova.tv
