Lajmet e fundit

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Franca qëndrojnë të bashkuara kundër terrorizmit dhe se grupi militant Shteti Islamik dhe ideologjia e tij “paraqesin kërcënim serioz për të gjithë”.
Këto komente u bënë mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, në konferencën për shtyp të zotit Obama dhe presidentit të Francës, Francois Hollande.
“Ne jemi sot këtu për të deklaruar se Shtetet e Bashkuara dhe Franca qëndrojnë të bashkuara në solidaritet total për t’i sjellur para drejtësisë terroristët, që i kanë kryer sulmet e 13 nëntorit në Paris, dhe ata që i dërguan atje, për t’i mbrojtur vendet tona”, iu drejtua Obama zotit Hollande.
Presidenti amerikan theksoi se ky grup militant “nuk mund të tolerohet dhe se duhet të shkatërrohet” dhe ka shtuar se këtë “do ta bëjnë së bashku” Shtetet e Bashkuara dhe Franca.