Lajmet e fundit

Qindra njerëz kanë marrë pjesë në nderimet që po i bëhen deputetes së vrarë britanike Jo Cox.
Në Londër, sheshi i Parlamentit është bllokuar për këtë arsye, ndërsa janë mbajtur dy minuta heshje, njofton Klan Kosova.
Ndër pjesëmarrësit në nderimet për të ishte edhe lideri i laburistëve, Ed Miliband. Pjesë ka marrë po ashtu edhe kryepeshkopi i Canterbury, Justin Ëelby, krytari i Parlamentit John Bercoë, zëvendëskryetarja e laburistëve Harriet Harman dhe lideri i UKIP, Nigel Farage.
Pasditen e së premtes, presidenti i SHBA-së Barack Obama ka folur me burrin e deputetes Cox, për ta ngushëlluar në emër të qytetarëve amerikanë.