Lajmet e fundit

Presidenti amerikan, Barack Obama, u nis sot për në Varshavë kryeqytetin e Polonisw për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të NATO-s që hapet nesër. Në Varshavë ai do të përpiqet të demonstrojë një front të bashkuar me partnerët e tij evropianë, por aleanca po përballet me kritika në rritje se Evropa nuk po luan rolin e saj të plotë në koalicion.
Në samitin e NATO-s, kërcënimi rus ndaj Evropës Lindore do të jetë një ndër problemet që do të diskutohen. Takimi i nivelit të lartë i NATO-s është i fundit ku merr pjesë Presidenti Obama./Shekulli.al