Lajmet e fundit

Barack Obama ka folur në Pentagon për ISIS-in, organizatën terroriste në Siri dhe në Irak, transmeton Klan Kosova.
Obama theksoi se të gjitha elementet e fuqisë amerikane po shkojnë në atë drejtim për të luftuar organizatën.
"Amerikës do t’i kushtojë shtrenjtë t’i shpallë luftë Islamit. Ky i yni është vend i shpresës dhe jo i frikës", tha presidenti amerikan Barack Obama, në fjalimin e tij të fundit mbi sigurinë kombëtare.
"Duhen mbrojtur të drejtat qytetare, - vazhdoi ai, - sepse kështu luftohet terrorizmi".
Shefi në largim i Shtëpisë së Bardhë falënderoi trupat amerikane për ruajtjen e sigurisë së vendit dhe hodhi poshtë thirrjet e tij për ndalimin e hyrjes së myslimanëve në SHBA.