Lajmet e fundit

Administrata e Obamas ka propozuar një marrëveshje të re qeverisë ruse, sa i përket konfliktit në Siri, përmes së cilës do të thellohet bashkëpunimi ushtarak në mes të këtyre dy shteteve në luftë kundër disa terroristeve, shkruan The Independent , transmeton Klan Kosova.
Në shkëmbin të kësaj marrëveshje Rusia do të ndaloj regjimin e Assad-it, të bombardoj rebelët e përkrahur nga Shtetet e Bashkuara.
Përmes kësaj marrëveshje, e cila u dorëzua ditën e hënë, do të krijohet bashkëpunimi i forcave ajrore të Rusisë dhe SHBA-ve, do të shkëmbehen të dhënat dhe koordinatat, njëkohësisht do të zgjerohet kampanja bombarduese kundër grupeve si Jabhat al-Nusra dhe al-Qaeda në Siri.
Ky propozim është aprovuar personalisht nga presidenti Barak Obama dhe është mbështetur nga sekretari i shtetit John F. Kerry.