Lajmet e fundit

Presidenti Barack Obama ndodhet në Kubë për një vizitë historike tri-ditore, transmeton Klan Kosova.
Ai është presidenti i parë i SHBA-ve që ka vizituar Kubën pas plot 88 viteve.
Obama tha se ndryshimi do të ndodhë në Kubë dhe se presidenti kuban Raul Castro e kupton një gjë të tillë.
Të dy udhëheqësit u takuan për të folur për tregtinë dhe gjithashtu mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp.
Castro ka mohuar se ka të burgosur politikë në Kubë.
Ai gjithashtu ka mbrojtur rekordin e Kubës për të drejtat e njeriut dhe ka vënë në dukje problemet në SHBA.
Obama tha se embargoja e tregtisë do të hiqet plotësisht në Kubë, por ai nuk ka treguar se kur saktësisht do të ndodh kjo gjë.
"Arsyeja është se ajo që bëmë për 50 vjet nuk i ka shërbyer as interesave tona dhe as interesave të popullit kuban”, tha ndër të tjera Obama.