Lajmet e fundit

Administrata e Obama-s ka prezantuar ndalesën për nxjerrjen e naftës në Arktik, për të paktën pesë vite, transmeton Klan Kosova.
Ky veprim shënon një fitore për ambientalistët, të cilët tashmë kanë lobuar për disa vite kundër nxjerrjes së naftës në regjione ekologjia e të cilave është ndjeshme.
Megjithatë kjo ndalesë mund të zhbëhet nga Donald Trump, i cili ka kërkuar ngritjen e nxjerrjes së naftës në det të hapur.
Shpimi për gjetjen e naftës do të lejohet në Cook Inlet në Alaska dhe disa vende të tjera në gjirin e Meksikës.