Lajmet e fundit

Presidenti Barack Obama ka deklaruar se ka disa këshilla për reperin kontrovers Kanye West i cili ka paralajmëruar kandidimin për president në zgjedhjet e vitit 2020.
“Kam disa këshilla për të. Diçka që kam mësuar vetë gjatë rrugëtimit tim”, ka deklaruar Obama derisa ishte në një tubim në San Francisko.
“Para se gjithash, duhet të kaloni shumë kohë me disa persona të çuditshëm, të cilët sillen sikur në ndonjë show televiziv. Prandaj vetëm duhet të jeni "cool" me këtë”
"A mendon vërtetë se ky vend do të zgjedh një zezak nga Çikago, me emër të çuditshëm, që të jetë president i SHBA-së. Kjo është çmenduri”, ka thënë Obama, transmeton Klan Kosova.