Lajmet e fundit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, i ka kërkuar falje organizatës mjekësore “Mjekët pa kufij” për bombardimin e spitalit në Konduz të Afganistanit, ku mbetën të vrarë 22 persona, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Amerikanët kanë deklaruar se bombardimi në Konduz ishte një gabim në përpjekje për t’i sulmuar grupet militante talebane të lokalizuara në këtë zonë.
Organizata e mjekëve pa kufij, ka kërkuar që ky incident të hetohet për krime të luftës.
Përveç se që i ka kërkuar falje organizatës, Obama kërkimfalje i ka shprehur edhe presidentit të Afganistanit.
“Nëse është e nevojshme që të fajësohen persona individualë, atëherë kjo do të bëhet”, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest.