Ish-Presidenti Barack Obama bisedoi me Presidentin e zgjedhur Joe Biden dhe Zëvendës presidenten e zgjedhur Kamala Harris pas fitores së tyre ndaj republikanit Donald Trump.
Kështu ka bërë të ditur një zëdhënës i Obamas për CNN, transmeton Klan Kosova.
“Presidenti Obama foli veçmas këtë pasdite me Presidentin e zgjedhur Joe Biden dhe Zëvendës presidenten e zgjedhur Kamala Harris”.
“Ai e përgëzoi secilin prej tyre për fitoren historike dhe u tha atyre sa krenar ishte për fushatën që ata zhvilluan në kohë të paparë”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.