Lajmet e fundit

Presidenti amerikan Barack Obama ka thënë se dështimi për t'u përgatitur për pasojat e rrëzimit të liderit libian Muammar Gaddafit ishte gabimi më i keq i presidencës së tij.
Obama u pyet një ga televizioni amerikan Fox News mbi të arriturat dhe dështimet e tij gjatë kohës sa ishte në detyrë.
Ai tha, megjithatë, se ndërhyrja në Libi ishte "gjëja e drejtë për t`u bërë."
SHBA-ja dhe të tjerët kishin kryer sulme ajrore të dizajnuara për të mbrojtur civilët gjatë kryengritjes kundër Muammar Gaddafit në vitin 2011, përcjellë Klan Kosova.
Por, pasi ish-presidenti i Libisë u vra, ky vend u zhyt në kaos pasi milicitë e morrën përsipër vendin dhe u formuan dy qeveri rivale .