Lajmet e fundit

Barack Obama, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të ketë një takim bilateral me homologun e tij nga Turqia, presidentin Recep Tayyp Erdogan gjatë samitit të G20 në Kinë.
Ky samit do të mbahet gjatë muajit të ardhshëm, ku Obama pritet të ketë edhe një takim joformal me presidentin Rus Vladimir Putin, ka bërë me dije Shtëpia e Bardhë, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Obama do të flasë me Erdoganin për zhvillimet e fundit në Turqi e në veçanti për tentativën për grusht shtet, kampanjën ushtarake kundër Shtetit Islamik dhe për promovimin e stabilitetit në Siri.
Ndërsa, sa i përket takimit me Putinin zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, ka thënë se ende nuk është koordinuar se çka do të flasin dy krerët e shteteve.