Lajmet e fundit

I pari i Amerikës, Barack Obama, do të takohet me homologun e tij nga Turqia, presidentin Recep Tayyip Erdogan në Paris, menjëherë pas takimit që ai pati me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova.
Obama dhe Erdogan do të diskutojnë për incidentin e fundit në mes Turqisë dhe Rusisë, incident ky që trazoi marrëdhëniet diplomatike mes tyre dhe nxiti debate të ashpra në mes liderëve të të dyja vendeve.
Rrëzimi i aeroplanit luftarak rus nga forcat ushtarake turke, që shkaktoi tensione në marrëdhëniet në mes të dyja shteteve, kishte ardhur pasi që Turqia konstatoi se Rusia i kishte cenuar hapësirën ajrore.
Ndërsa, në takimin paraprak me presidentin rus, Obama kishte diskutuar edhe për krizën në Siri, bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë amerikane.