Lajmet e fundit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama, do të takohet me suksesorin e tij Donald Trump në Zyrën Ovale për të diskutuar për transferimin e pushtetit.
Sidoqoftë, me mijëra demonstrues kanë marrë rrugët në disa qytete për të ngritur zërin e tyre kundër Donald Trump.
Ata kanë protestuar me sloganin “Nuk është presidenti im”, një term që po ashtu është trend në rrjetet sociale.
Trump do të bëhet presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara, pasi ka korrur një fitore befasuese kundër demokrates Hillary Clinton.