10.06.2015 · përditësuar para 4070 dite1 min lexim
Presidenti Obama mori vendim që të dërgojë deri në 450 trajnues ushtarak në Irak , kjo erdhi pasi që kryeministri i Irakut Haider Al- Abadi bëri një kërkesë.
Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë trajnuesit ushtarak për të ndihmuar dhe këshilluar forcat lokale luftarake, dhe për të përmirësuar aftësitë e tyre njofton Shtëpia e Bardhë.
Trupat do të vendosen në bazën ushtarake në provincën Anbar Takadum, në maj.
Ky veprim ka për qëllim aftësimin e më shumë irakianëve vullnetarë kryesisht suni të cilët do të integrohen në ushtrinë e Irakut, për të larguar terrorizmin nga Shteti Islamik, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.