Lajmet e fundit

Britania e Madhe duhet të rrijë në Bashkimin Europian dhe të vazhdojë të ketë ndikimin e saj në botë, ka thënë Barack Obama, presidenti i Amerikës për BBC-në, transmeton Klan Kosova.
AI ka thënë se anëtarësia e Britanisë në BE, i jep Amerikës më shumë besim në qëndrueshmërinë unionit transatlantik.
Duke folur në një intervistë me redaktorin e BBC’së në Amerikën e Veriut, Jon Sopel, presidenti amerikan ka thënë se “BE-ja e ka bërë botën më të sigurt dhe më me prosperitet”.
David Cameron pati deklaruar se një referendum mbi atë se a duhet Britania të vazhdojë të jetë pjesë e strukturave të BE-së do të mbahet në fund të vitit 2017.
Ky referendum do t’i paraprinte ringeocimit të anëtarësisë së Britanisë në Unionin e Europës.
Kryeministri britanik, ka deklaruar se do të jetë në udhëheqje të kampanjës e cila do të bëj fushatë që Britania të qëndrojë në BE, nëse ajo reformohet sipas kërkesave të këtij shteti.
Obama ka thënë se Britania e Madhe është partneri më i mirë i Amerikës, për shkak të vullnetit për të kontribuuar për një botë më të sigurt.