Lajmet e fundit

Presidenti amerikan Barack Obama ka mbërritur në Hiroshima duke u bërë kështu i pari president i SHBA-ve që e ka vizituar qytetin japonez që nga bomba nukleare në vitin 1945.
Obama kishte fluturuar në bazën amerikane Iwakuni pasi u largua nga samiti i G7, transmeton Klan Kosova.
Ai ka thënë se vizita e tij është një “testament në atë se si dhimbjet më të mëdha mund të tejkalohen”.
Por Obama e ka bërë të qartë se nuk do të kërkojë falje për sulmin.
Nga bombardimet nukleare në Hiroshima më 6 gusht 1945 së paku 140 mijë persona kishin vdekur dhe vetëm dy ditë më vonë nga bomba atomike në Nagasaki u vranë 74 mijë persona.