Vëllezërit Gallagher kanë arritur paqe. Sërish.
Tashmë ka marrë dhenë lajmi që bendi britanik, Oasis, është bashkuar për një turne botëror.
“Armët kanë rënë në heshtje. Yjet janë renditur. Pritja e madhe ka marrë fund. Hajde shiheni. Nuk do të emetohet në televizion” thotë njoftimi kriptik i bendit.
Vëllezërit, Liam dhe Noel, kanë pasur gjithnjë një raport problematik me njëri tjetrin dhe shumë tentime për ribashkim kanë dështuar për vite të tëra.
Informacione më konkrete rreth turneut mungojnë, por sidoqoftë, kjo po që është një myzhde për fansat e Oasis anekënd botës.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.