Lajmet e fundit

Sot në Odën e Afarizmit të Kosovës u krijua këshilli iniciues që të krijohet “Shoqata e Shtypshkronjave në Kosovë”, veprimtari e cila po shkatërrohet dita ditës për shkak të shumë barrierave tatimore që u ka krijuar shteti.
Hasan Gigollaj në emër të bordit të OAK-së i përshëndeti afaristët e pranishëm, me çka i njoftoi me qëllimin e themelimit të kësaj shoqate si dhe nevojën që ka biznesi që të jetë i bashkuar.
Ndërsa, Ismet Mulaj drejtor ekzekutiv i premtoj biznesit të shtypshkronjave, që OAK do të jetë avokuesi më serioz i tyre, sepse shtypshkronjat po ballafaqohen me shumë probleme, që nga barrierat e shumta tatimore dhe deri të konkurenca jo lojale në treg.
Në këtë takim u dakorduam që me fillim të muajit korrik të ftohen të gjitha bizneset nga kjo veprimtari me qëllim të zgjedhjes së kryetarit të shoqatës dhe miratimit të kërkesave që kanë shtypshkronjat për institucionet e vendit, transmeton Klan Kosova.