Lajmet e fundit

Dionesa dhe Orenela Shala, janë dy vajza nga Klina që i këndojnë atdheut.
Ato sot, në emisionin Weekendi në Klan Kosova, folën për pasionin e tyre ndaj këngës.
“Zgjedhja për t’i kënduar atdheut ka qenë e jona personale. Edhe ku kemi qenë të vogla edhe para se me ja nisë me këndu këngë patriotike të këngëtarëve të ndryshëm”, tha Dionesa në Klan Kosova.
Derisa Orenela tha se kur këndon me motrën e saj, ka më shumë siguri.
Motrat sot sollën edhe një pikë muzikore goxha emocionuese në studio.
Dionesa dhe Orenela, kënduan këngën “O Drenica Ime”.