Premiera e radhës në Teatrin Kombëtar të Kosovës, do të jetë së shpejti me shfaqjen “Nyja e Gidionit”, me regjisore Hana Qena.
Kjo shfaqje është një përballje e drejtpërdrejtë mes dy grave, ku fjala bëhet armë, heshtja bëhet barrë dhe e vërteta shfaqet si nyjë që nuk zgjidhet lehtë.
Në këtë shfaqje luajnë aktoret: Irena Aliu, Maylinda Kosumovic, ndërsa dramaturge është Zoga Çeta Çitaku, kostumografe: Hana Zeqa, skenograf: Burim Arifi, kompozitor: Ger Kacerja, asistente e regjisë: Fluturë Nishori dhe animacioni: Flaka Kokolli. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.