Lajmet e fundit

Kanë kaluar katër vjet që kur nuk është bërë auditimi i partive politike.
Por, këtë të mërkurë Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka iniciuar procedurat që administrata e Kuvendit të shpallë tender për ta realizuar një gjë të tillë.
Sipas ligjit, këtë punë duhet ta kryejnë të paktën 10 auditorë të licencuar, por që janë privat. Por, njëri nga anëtarët e këtij komisioni, po thotë se ka pengesa ligjore për këtë proces, njofton Klan Kosova.
Të ashpër në këtë drejtim ishin deputetët e opozitës. Enver Hoti nga Nisma, tha se ka munguar vullneti politikë për të bërë auditivin, sepse sipas tij, ky proces nuk ju konvenon partive në pushtet.
Kronikë nga Dibran Istrefi.