Lajmet e fundit

Trupat e pesë anëtarëve të familjes Bllaca janë nxjerrë nga shtëpia e tyre ku edhe ka ndodhur vrasja e pesëfishtë.
Ata do të dërgohen për në obduksion në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
Në orën 13:00 të ditës së sotme në lagjen “Bujanina” të Gjilanit ka ndodhur një rast i rëndë ku ish-policja Valdete Bllaca ka vrarë me armë zjarri dy prindërit e saj, dy vëllezërit dhe më pas ka kryer vetëvrasje.