Lajmet e fundit

Nxënësit e klasave të 12-ta të gjimnazit "Eqrem Çabej" në Vushtrri dolën para objektit të shkollës për të protestuar për mosmbajtje të ekskursionit.
“Shkolla nuk është duke lejuar të ndodhë ekskursioni për Shqipëri për maturantë”, ka thënë një nxënës.
Por pas takimit me udhëheqësit e shkollave, këtë të mërkurë, drejtoresha e arsimit, Miradie Maloku, u ka dhënë dritën e gjelbër për organizimin e kësaj shëtitjeje, ndonëse ka një shqetësim për këtë.
“Është testi kombëtar që organizohet tash dhe nëse nxënësit i dërgojmë në Shqipëri edhe po ua marrim kohën për të mësuar edhe pak dalin prej sistemit të mësimit”.
Por krejt në fund për këtë do të vendosin prindërit, pasi kjo thotë se edhe çmimet janë rritur.
Derisa, leje për kësi organizime shkollave u ka dhënë edhe Ministria e Arsimit.