Lajmet e fundit

Përfundon mësimin, por jo edhe angazhimet rreth shkollës.
Ylljona Gagica, nxënëse e klasës së pestë, sapo shkon në shtëpi, bashkë me nënën e saj, i përvishen punës. Janë detyrat e shumta e ushtrimet për teste, që i presin që të dyja.
E brengosur për ngarkesën e vajzës është edhe nëna Fitorja.
Ajo thotë se për moshën e vajzës janë të tepërta detyrat dhe testet që u jepen ne shkollë.
Për më tepër, nëna e Ylljonës ka frikë se ky planprogram, më shumë po e dëmton vajzën sesa që po i sjellë dobi.
Se nxënësit janë shumë të ngarkuar me teste e detyra, e thonë edhe mësimdhënësit.
Për detaje të plota, ndiqeni kronikën e Rilind Matoshit.