Lajmet e fundit

Mbi 150 pjesëmarrës ishin prezentë në Konferencën e Këshillave të Nxënësve që u mbajt sot në Prishtinë.
Tema kryesore ishte siguria dhe paqja, ku në panel ishin disa përfaqësues që dhanë idetë e tyre dhe treguan për sukseset që i arritën.
Sipas shefes së RYCO-së në Prishtinë, Krenare Gashi- Krasniqi organizata beson në idetë e të rinjve për krijimin e një ambienti më paqësor.
''Ryco beson se përmes ideve dhe vizionit tuaj është e mundur te krijohet një siguri dhe pjesëtarët e tjerë mund te ndihen te sigurte te kontribuojnë per paqen'', tha ajo.
Ndërkaq, Ditjon Fetahu në cilësinë e Drejtorit Ekzekutiv në KYC tha se të rinjtë duhet të ndryshojnë bindjet që kanë rreth paqes.
''Statistika te tmerrshme ne lidhje me perceptimin e nxenesave sa i përket sigurisë dhe paqes ne shkolla kur dolën statistikat menduam qe s’janë te vërteta'', pohoi Fetahu.
Ndiqeni kronikën e plotë të përgatitur nga gazetarja, Altiana Zogaj: