Lajmet e fundit

Ministria për Arsim, në bashkëpunim me Kolegjin e Shkencave të Aplikuara Teknike Tempulli organizojnë Edicionin e tretë të Revistës shkollore “Siguria në rrugë”,
Ky aktivitet tradicional përfshin shkolla fillore dhe të mesme të ulëta nga mbarë vendin, përzgjedhjen e të cilave e bënë MASHT-i.
Komunat të cilat janë përzgjedhur për këtë vit nga Ministria e Arsimit janë: Prishtina, Shtimja, Drenasi, Vitia, Prizreni, Kamenica, Novobërda, Shtërpcë, Gjakova dhe Malisheva.
Nga ora 11:00, MASHT-i do mbledh nxënësit nga 15 shkollat e përzgjedhura, të cilët do i nënshtrohen testimit teorik që ka për qëllim inkuadrimin e nxënësve në programin e mësimit të rregullave elementare dhe shkathtësive të sjelljes në trafik.